Deshmia për tritolin në pallat, Ardian Kollozi s`paraqitet në gjykatë

Aktualitet

julian-sinanaj14Gjykata e Krimeve të rënda shtyn seancën gjyqësore ndaj të akuzuarve si “banda e tritolit”, grup kriminal qe realizoi dhe tentoi te realizonte disa vrasje me pagese. Shtyrja e seances eshte bere për shkak të mungesës së dëhsmitarëve.

Seanca gjyqësore ka vazhduar me dyer të mbyllura por nuk ka zgjatur shumë për shkak se dëshmitarët e thirrur nga gjykata nuk ishin paraqitur, mes tyre edhe ish-drejtori i ALUZNI-t Ardian Kollozi.

Këtij të fundit në qershorin e 2013 i vendosen eksploziv ne pallatin ku banonte. Julian Sinanaj deshmoi pas arrestimit se e montoi bomben pasi ishte paguar nga kushërinjte Mëhillaj por ai nuk e dinte se kush ishte porositesi i vertete dhe motivi i ngjarjes. Sinanaj ka pranuar se i kishte vendosur një sasi tritoli në derën e apartamentit zotit Kollozi. Si pasojë e shpërthimit nuk kishte të lënduar.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Avokatet e kusherinjve Mehillaj e kane kunderuar akuzen duke hedhur poshte deklarimet e dhena nga Julian Sinanaj.

Në sallë ndodheshin dy të penduarit e bandës, Sinanaj dhe Gjokona që kanë kërkuar të ballafaqohen me dëshmitarët për të provuar akuzat ndaj bandës së tyre.

ME TE LEXUARAT