Ngjarja në Sarandë, 30-vjecari i mbijetuar shpëtoi edhe tri herë të tjera

Aktualitet

Policia ka thene se 30-vjeçari Arlin Lulushi eshte personi qe ka shpetuar ne Sarande pasi ndaj tij u qellua me arme. Ngjarja ka ndodhur dje në orët e para të mëngjesit kur i riu u qëllua me armë dhe aktualisht ndodhet në Spitalin e Traumës në Tiranë.

Sipas te dhenave policore, shtetasi Arlind Lulushi i ka mbijetuar edhe dy atentateve të tjera në të kaluarën. Ai u qëllua në dhjetor të vitit 2016 por fatmirësisht shpëtoi pa asnjë lëndim.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Më 9 shkurt 2017 Lulushit iu bë sërish atentat me armë zjarri. Ai ndodhej në vendin e punës kur u qëllua në drejtim të tij me automatik, e për pasojë mbeti i plagosur në këmbë.

I riu për t’i shpëtuar vrasjes është larguar me vrap në rrugën kryesore, ndonëse i plagosur, duke rënë më pas pa ndenja. Ka qenë pikërisht një mjet i rastit që e ka çuar me urgjencë në spital.

Policia nisi hetimet për atentatin në disa pista, që nga hakmarrja e mundshme dhe tek një konflikti i mëparshëm që ka pasur i riu me disa persona që i bënë edhe atentatin para pak muajsh.

Kjo pasi emri i Arlind Lulushit lidhet dhe me një ngjarje të rëndë të vitit 2015 në Vlorë, ku dy të rinj, një djalë dhe një vajzë mbetën të vrarë pas të shtënave me armë. Ngjarja e rëndë ndodhi në 2 janar të vitit 2015.

21-vjeçarja Paola Bisha dhe kushëriri i saj Parid Velaj, 28 vjeç, u ekzekutuan me armë zjarri nga Ervis Lulushi, pasi ky i fundit i kishte kërkuar vajzës që të rilidheshin bashkë. Në atë kohë, Policia shoqëroi Arlind Lulushin i cili u akuzua si bashkëpunëtor i kushëririt të tij Ervis Lulushi. Por, Lulushi u lirua për mungesë provash.

Aktualisht Lulushi është jashte rrezikut për jetën në spitalin e traumës në Tiranë ku u transportua për një mjekim më të specializuar. 30-vjeçari është plagosur me dy plumba, një në këmbën e djathtë te gjuri dhe plumbin tjetër te kofsha e majtë.

Për plagosjen e djeshme, policia deklaron se ka ndodhur për motive të dobëta dhe ka arrestuar kolegun e tij për moskallëzim krimi, ndërkohë që ka shpallur në kërkim autorin kryesor të plagosjes./bw

ME TE LEXUARAT