2 arrestime në Vlorë/ Njëri plaçkiti turistin anglez dhe tjetri pagoi karburantin me euro false

Aktualitet
2 arrestime në Vlorë/ Njëri plaçkiti turistin anglez dhe

Janë arrestuar dy persona në Vlorë për dy vepra të ndryshme penale.

19-vjeçari L.A., banues në Prishtinë, është arrestuar pasi ka paguar karburantin me euro false.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ndërsa 37-vjeçari R.M., banues në Tiranë, dyshohet se në bashkëpunim me një person tjetër i ka vjedhur një shtetasi anglez shumën pre 20.000 lekësh dhe disa sende personale.

Njoftimi i Policisë:

L.A., 19 vjeç, banues në Prishtinë, Kosovë. Ky shtetas u arrestua pasi ditën e djeshme ka shkuar në lagjen “Kushtrimi” Vlorë, për të mbushur automjetin me karburant dhe i ka dhënë punonjësit të pikës, një kartëmonedhë me prerje 100 euro, e cila dyshohet të jetë e falsifikuar.

R.M., 37 vjeç, banues në Tiranë. Ky shtetas u kap në Parkun e Llogorasë, në vendin e quajtur “Sheshi i parashutave”, pasi në bashkëpunim me një shtetas tjetër, dyshohet se i kanë vjedhur një shtetasi anglez një shumë parash prej 20.000 lekë dhe disa sende personale.

Po punohet për identifikimin dhe kapjen e shtetasit tjetër bashkëpunëtor.

Materialet iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

ME TE LEXUARAT