S’ndalet Liverpooli, “rrëzon” edhe Wolves

Sport
S’ndalet Liverpooli, “rrëzon” edhe Wolves

Liverpool nuk ndalet as ne ndeshjet e këtij mesjave.

“The Reds” sonte në udhëtim mundën Wolves, me rezultat 1-2, duke bërë edhe një hap të madh në garën për titull të kampionit, titull të cilin Liverpool është në rrugë të mirë që ta kthej në “Anfield” pas 30-të vitesh.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Kapiteni Henderson (8’), zhbllokoi ndeshjen duke kaluar në epërsi ekipin e Jurgen Klopp prej 0-1, por Jiminez (51’), barazoi shifrat në 1-1, duke rikthyer në lojë skuadrën nikoqire, megjithatë, në finish të ndeshjes në skenë del Firmino (84’), i cili shënoi golin e fitores për Liverpoolin, transmeton Scanner.

Liverpool kryeson tabelën me 67 pikë, e ndjekur nga Manchester City me 51, kurse, Wolves renditet e shtata me 34 pikë të grumbulluara.

ME TE LEXUARAT