Durrës, kapet drogë cokollatë me stampa akrepash, tre në pranga

Aktualitet

droga-durres-akrepaPolicia e Durrësit beri me dije finalizimin e Operacionit "Skorpion" gjate te cilit eshte arritur te sekuestrohen 20 kg Marjuanë dhe te arrestohen tre persona me akuzën e "Trafikimit të lëndëve narkotike". Droga e kapur sipas policise ka vleren e 50 mije eurove ndersa ne ambalazhin e saj ne menyre te cuditshme jane stampuar figura akrepash.

Burimet zyrtare kane thene se më datë 05.01.2014, nga efektivat e Sektorit kundër Narkotikëve, pranë Drejtorisë së Policisë të Qarkut të Durrësit, u finalizua me sukses Operacioni i koduar "Skorpion", ku u sekuestrua një sasi prej 20 kg lëndë narkotike e llojit Marijuanë e presuar, e quajtur ndryshe "Cokollatë" me një vlerë monetare prej 50.000 eurosh.

Pas nderhyrjes së forcave të policisë, u bë e mundur arrestimi në flagrancë i shtetasve shqiptar, lindur dhe banues në Qerret të Kavajës, Xhemal Krasniqi, 20 vjec, Elez Krasniqi, 32 vjec si dhe Jurgen Nushi, 19 vjec, banues në Durrës.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Lënda narkotike, ishte përgatitur për tu trafikuar drejt Italisë. Ndër të tjera, përvec lëndes narkotike, këtyre shtetasve iu sekuestruan edhe 150 fishekë automatiku model 56.

Materialet e përgatitura, do ti referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor të Durrësit, për veprën penale të “Trafikimit të lëndëve narkotike”, vepër kjo e parashikuar nga neni 283/a i Kodit Penal, tha policia.

ME TE LEXUARAT