Ministria e Drejtësisë: Ja pse e ekstraduam në Itali anëtari i bandës së Habilajve

Aktualitet

"Ministria e Drejtësisë shqiptare, menjëherë pas marrjes së kërkesës tëdatës 24.11.2017 nga Ministria e Drejtësisë italiane për ekstradim të shtetasit Nezar Seiti, ia ka përcjellë atë Prokurorisë së Përgjithshme.

Prokuroria e Përgjithshme në datë 10.01.2018, ka vënë në dijeni Ministrinë e Drejtësisë lidhur me vendimin e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë me Nr. 1506, datë 18.12.2017, i cili ka marrë formë të prerë më datë 29.12.2017, duke vendosur miratimin e kërkesës së Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për lejimin e ekstradimit të shtetasit Nezar Seiti.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Gjykata në pjesën arsyetuese të vendimit Nr. 1506 datë 18.12.2017 është shprehur se nuk ka asnjë pengesë ligjore për të mos e lejuar ekstradimin në përputhje me parashikimet ligjore të brendshme dhe ato ndërkombëtare.

Gjithashtu në pjesën arsyetuese të vendimit të gjykatës, është shprehur se nga ana e prokurorisë është argumentuar se nuk ekziston asnjë nga pengesat ligjore të parashikuara nga neni 491 i Kodit të Procedurës Penale, i cili parashikon rastet kur nuk mund të jepet ekstradimi.

Bazuar në këtë vendim të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, Nr. 1506 datë 18.12.2017, i cili ka marrë formë të prerë në datë 29.12.2017, përcjellë nga Prokuroria e Përgjithshme tek Ministria e Drejtësisë në datën 10.01.2018, dhe në kushtet kur Ministria e Drejtësisë nuk ka patur asnjë informacion apo akt tjetër procedurial nga Prokuroria e Përgjithshme si dhe nga gjykata mbi ekzistencën e ndonjë pengese të mundshme ligjore për ekstradimin e shtetasit Nezar Seiti, në zbatim të parashikimeve ligjore të nenit 499 të Kodit të Procedurës penale, ka dhënë miratimin për ekstradim.

ME TE LEXUARAT