Berisha: Nuk shkoj në prokurori se s’kam ftesë! Sajojnë mediat afër Ramës

Aktualitet

berishIsh-Kryeministri Sali Berisha komentoi paraqitjen para prokurorëve të krerëve të lartë të shtetit. “Së pari, më lejoni pak të komentoj. Sot ndoqa në media që u paraqiten tek Prokurori i Përgjithshëm njëri pas tjetrit ata që fshehën krimin dhe bllokuan hetimin për gjsahtë muaj me rradhë. Mendoj se së pari paraqitja tek prokurori I përgjithshëm I të akuzuarit kryesor Ilir Meta në cilësinë e kryetarit të Parlamentit dëshmon papërgjegjshmërinë e tij të lartë dhe frikën e tmerrshme nga skenari që ka gatuar. Përdor postin e rëndësishëm, njëriut tëdytë më të rëndësishëm të shtetit për të mbrojtur aktet makabre që ka projektuar”, u shpreh Berisha.

Sali Berisha tha se nuk ka asnjë ftesë për të dëshmuar në prokurori por gjithçka është sajesë nga mediat pranë Edi Ramës. “Në çdo rast që prokuroria të thërrasë Sali Berishën, Sali Berisha do të paraqitet pasi është njeri i ligjit. Nuk ka mëdyshje për çdo rast e çdo problem”, u shpreh ai duke insistuar se hetimi është i domosdoshëm për vendin.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Duke u rikthyer tek Ilir Meta, Berisha tha se “kësaj rradhe harroi Shkëlzenin se dje u tha shqiptarëve se është Shkëlzeni ai i cili ka filmuar videon e Dritan Priftit. Ata që e këshillojnë i thanë mos se e tepruam me këtë gjënë. Sot vazhdoi marrëzinë për ta shitur Tom Doshin si deputet të Partisë Demokratike. Në këtë qëndrim qesharak beson se do bindë njeri se këtë akuzë të konvertimit të Tom Doshit në demokrat”.

ME TE LEXUARAT