Gjyqi i Shullazit/ Avokati i Gilmano Danit do të “fundosë” Ylvi Beqajn, ja çfarë kërkon

Aktualitet

Gjatë seancës së sotme gjyqësore të Emiliano Shullazit tek Krimet e Rënda, avokati i Gilmando Danit dhe Endrit Zelës i ka kërkuar Gjykatës të kërkoj si provë të dhënat nga sistemi TIMS për hyrje-daljet e Ylvi Beqjes në nëntor-dhjetor të vitit 2014.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Sipas avokatit, në 5 raste Ylvi Beqja dhe Dani apo Zela kanë lëvruar çeqe në shuma të konsiderueshme nga llogaria e “Saudi Brother”.

Në të njëjtën ditë ai ka dalë nga Shqipëria drejt Malit të Zi ose Italisë, raporton gazetarja Klodiana Lala për BalkanWeb. Avokati pretendoi se Beqja ka derguar parate cash jashte vendit per llogari te veprimtarive te tij te jashteligjshme.

Sakaq kërkesa u rrezua nga Gjykata, po ashtu edhe kerkesa per dergimin e nje leterporosie ne Malin e Zi për pasurite e Beqjes ne kete vend

ME TE LEXUARAT