Shkup, Ilir Meta kërkon buxhet më të madh për viset shqiptare

Politikë

il mKryeparlamentari i Shqipërisë Ilir Meta, po qëndron për vizitë dy ditore zyrtare në Maqedoni me ftesë të kryeparlamentarit të Maqedonisë Trajko Veljanoski. Vizita e tij zyrtare filloi gjatë ditës së sotme me një takim kokë më kokë me homologun e tij maqedonas Trajko Veljanovski dhe me nënshkrimin e tij në librin e përshtypjeve, më pas Meta iu drejtua deputetëve, me çrastë ndër të tjera kërkoi më shumë mjete buxhetore për viset shqiptare .

“Qytetarët e vendit tuaj pavarësisht përkatësisë etnike do të përfitonin shumë më shumë nga një avancim më i përshpejtuar ti zbatimit të plotë të kësaj marrëveshje, që ju keni nënshkruar 14 vjet më parë. Do të merrni kështu rezultate konkrete të prekshme dhe të ndjeshme për të gjithë. Në radhë të parë për stabilitetin e Maqedonisë, por edhe për ngushtimin e hapësirave të spekulimeve ekstremiste ngado që ato vijnë. Më konkretisht, duke vlerësuar progresin e deritanishëm domethënës ne inkurajojmë një ndarje edhe më proporcionale buxhetore dhe një pjesëmarrje më të madhe dhe më cilësore të shqiptarëve si faktor shtet-formues në jetën sociale, administrative, e politike të Maqedonisë. Pabarazia e investimeve dhe zhvillimit që bie pre në disa rajone perëndimore të vendit, ka nevojë të zbutet deri në krijimin e një realiteti të ri mjaftë më të harmonishëm. Dua të sigurojë se Shqipëria gjithnjë do të qëndrojë pranë në mbështetje të progresit të Maqedonisë”, deklaroi Ilir Meta, kryetar i Kuvendit të Shqipërisë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Gjatë ditës së parë të vizitës së tij gjithashtu pritet të takohet edhe me presidentin e Maqedonisë Gjorgje Ivanov dhe kryeministrin e Maqedonisë Nikolla Gruevski, ndërsa ditën e dytë do të zhvillojë takime me krerët e partive politike dhe zyrtarë tjerë të lartë. Alsat-m

ME TE LEXUARAT