Vajza bertiti ”kush eshte aty?”, Petriti u ndesh me ta ne korridor…flet gruaja e plagosur nga grabitesit

Aktualitet

Policia ka zbardhur dëshmine e Afërdita Lazes, e cila së bashku me bashkëshortin e saj, Petritin, mbetën të plagosur mbrëmjen e djeshme, gjatë një tentative për të grabitur banesën e tyre, në zonën e Alliasit në Tiranë.

Sipas Lazes autoret dyshohet se kanë qenë dy, të rinj, të cilët mendohet se kanë pasur njohje me çiftin e biznesmenëve pasi kanë shkuar direkt në vendin ku familja mbante paratë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Afërdita Laze, gjendja e të cilës është e qendrueshme, ka treguar se autorët kanë qëlluar fillimisht në drejtim të bashkëshortit të saj.

“Ishim në dhomë. Dëgjuam një zhurmë dhe vajzën që bërtiti “kush është aty?”. Doli Petriti të shihte kur u ndesh në korridor me 2 veta të maskuar.

Dukeshin të rinj. Ata bërtisnin vetëm “lekët, lekët” dhe i drejtuan pistoletën. Petriti tentoi ti nxirrje jashtë nga shtëpia dhe gjatë konfliktit fizik ata e qëlluan.

Kur u afrova dhe mua më qelluan dhe ikën me vrap”, ka treguar Laze.

Çifti Laze jane pronarë të furrave të bukës, në Allias dhe në zonën e Astirit në Tiranë, ndërkohë që katin e parë të banesës së tyre e kishin përshtatur si vend ku punoheshin brumërat.

ME TE LEXUARAT