Arrestimi në Vlorë, prokurorët sekuestrojnë zyrën e Shpëtim Gjikës

Aktualitet

shpetim-gjika15Pas arrestimit të kryetarit të bashkisë Shpëtim Gjika, të premten e kaluar hetimet e prokurorisë janë thelluar ndjeshëm. Paraditen e së martës tre prokurorë dhe dy oficerë të policisë gjyqësore, kanë sekuestruar të gjitha dokumentacionet në zyrën e kryebashkiakut.

Ata kanë vënën nën sekuestro edhe pallatin njëmbëdhjetëkatësh në Vlorë, i cili mendohet se është ndërtuar pa leje. Kreu i Bashkisë së Vlorës u arrestua nën akuzën e shpërdorimit të detyrës për dhënien e lejeve të paligjshme të ndërtimit, në favor të biznesmenit Artur Haxhi.

Në të njëjtën ditë, kryebashkiaku u shtrua në Spitalin e Vlorës për shkak të problemeve me zemrën dhe hipertensionin, ndërsa të shtunën, u dërgua për mjekim në Tiranë. Për shkak të gjendjes së tij të rënduar shëndetësore, Gjykata vendosi “detyrim paraqitje” për kryebashkiakun e Vlorës.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Organi i akuzes ka thene se nuk i ka gjetur ne zyren e Shpetim Gjikes dokumentet qe po kerkoheshin ne lidhje me falsifikimin e lejes se pallatit 11-katesh qe mendohet se eshte ndertuar pa leje prane sheshit te Flamurit ne kete qytet.

ME TE LEXUARAT