Mediat në Afganistan, në rrezik

Bota

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

humanOrganizata për të drejtat e njeriut, Human Rights Watch, ka thënë se dhuna dhe kërcënimet e gazetarëve në Afganistan, nga forcat e qeverisë dhe të sigurisë, janë në rritje. Në raportin e publikuar sot, HRW ka thënë se sulmet e tilla vënë në rrezik lirinë e mediave në Afganistan qysh në vitin 2001. Raporti 48-faqesh dokumenton abuzime, frikësime dhe sulme mbi gazetarët, si dhe dështimin e Qeverisë afgane për të hetuar dhe ndjekur penalisht përgjegjësit.

HRW po ashtu ka thënë se kryengritja e talibanëve ka kontribuar shumë në klimën e frikës. Organizata i ka bërë thirrje Kabulit që të bëjë më shumë për t’i dhënë fund dhunës dhe frikësimit dhe ka thënë se talibanët duhet të përfundojnë sulmet mbi organizatat civile, përfshirë mediat.

ME TE LEXUARAT