Pesë ide për një Shën Valentin të veçantë

Soft

shen valenbtin Kur dashuria është pa kufi, e gjithë ajo çka mund të jetosh vetëm në një ditë nuk ka ndonjë domethënie të madhe. Megjithatë, në ditën e Shën Valentinit, ca gjëra të veçanta do të bënin mirë, ty dhe partnerit tënd.

Ka kaq shumë mënyra për t’ia shprehur ndjenjat të dashurit, sa shumë më tepër për t’i bërë ata të ndihen specialë:

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

SPA në çift

Është një nga dhuratat më të mira dhe madje, ndër më modernet. Pas një masazhi të dy së bashku dhe një SPA me avull, e gjithë lodhja e mbledhur e ditëve do t’ju zhduket si me magji. Oferta të ndryshme mund të gjenden lehtësisht këto dite për masazh relaksues, me vajra esencialë, antistres dhe relaksues.

Ndërto takimin e parë

Është një nga momentet që do ta kujtoni gjithmonë me shumë nostalgji, por edhe nga momentet që do ka një efekt të jashtëzakonshëm, nëse e krijon gjithçka sipas atij momenti të parë. Rutina e përditshme të bën të lësh pas dore shumë gjëra, të cilat, edhe pse të vogla në dukje, mund të jenë ato që bëjnë diferencën.

Vishu me të kuqe

Të brendshmet e kuqe janë një detaj që nuk duhet të mungojë në ditën e Shën Valentinit. Mund t’ia dhurosh partnerit ose nëse ke menduar diçka tjetër, mund t’ia blesh vetes.

Shkruaj disa pusulla

Me mesazhet e shkurtra, gati të koduara që keni shkëmbyer me njëri-tjetrin. Disa prej tyre, madje, mund t’i organizosh edhe në formën e lojës a gjëegjëzës, për të parë cili nga ju ka qenë më i përfshirë dhe sa është në gjendje t’i mbajë mend ato momente të veçanta.

Propozimi për martesë

Në fakt, ky është momenti, të cilin çdo vajzë do ta ëndërronte, shkruan revistaclass. Shën Valentini është dita e duhur, nëse jeni në këtë fazë të jetës. Kështu që, shiheni njëri-tjetrin në sy dhe mendoni për herë të fundit nëse është ai personi me të cilin doni ta kaloni pjesën tjetër të jetës.

 

 

ME TE LEXUARAT