Tiranë, fëmija i parë i 2015-ës është djalë

Aktualitet

foshnja2015Foshnja e parë për viti 2015 i përket gjinisë mashkull dhe ka lindur në maternitetin ‘Koço Glozheni’ në Tirane. Foshnja ka lindur rreth orës 00:01 dhe i përket një familjeje nga qyteti i Tepelenës. Ndërkohë nga ana tjetër mjekët kanë pohuar se foshnja ka lindur në peshën 4 kg e 150 gr. dhe gëzon shëndet të plotë.

ELBASAN- Foshnja e parë në qytetin e Elbasanit ka ardhur në jetë në orën 01:39 min, dhe ai është një djalë. Siç raporton Korrespondenti i Elbasanit, Fatmir Popja foshnja i përket familjes ‘Shtylla’ nga fshati Çërragë  i Belshit.  Mësohet se ky është fëmija i parë i çiftit Shtylla. Sipas mjekëve foshnja gëzon shëndet të plotë dhe është i peshës 3 kg e 200 gr.

ME TE LEXUARAT