Haxhinasto inspekton punimet tek Unaza e re e Tiranës

Aktualitet

haxhiiiMinistri i Transportit dhe Infrastrukturës Edmond Haxhinasto, zhvilloi një inspektim të punimeve në Unazën e Re të Tiranës, një nga segmentet më të rëndësishme, që do sjelle ulje të ndjeshme të trafikut. Ministri tha se projekti ka një shtyrje me 1 vit, për shkak të problematikave, që lidhen me shpronësimet apo cilësinë e projekteve, për të cilat po punohet për të gjetur zgjidhje. Duke vëne theksin se për këtë aspekt duhet një bashkëpunim dhe koordinim më I madh mes ARSH, ALUIZNIT dhe OSSHE. Projekti ka patur një tjetër ndryshim, që erdhi si pasojë e kërkesave të banorëve të zonës së Selitës, për të shtuar një nyje që lehtëson lëvizjen e tyre, mbikalimi nuk ishte parashikuar në projektin fillestar.

Fjala e plotë

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ky është një segment shumë I rëndësishëm I Unazëz së Re të Tiranës, me një gjatësi prej 1,5 kilometrash, me një vlerë investimi 1,9 miliard lekë të reja. Ka problematikën e shumë projekteve të sektorit të rrugëve, që janë shpronësimet, cilësia e projekteve, të cilat ne po përpiqemi ti zgjidhim. Konkretisht, kjo kontratë është shtyrë për të përfunduar në Tetor të vitit 2016, pikërisht për shkak të këtyre vonesave, kërkohet domosdoshmërisht  një koordinim shumë më I mirë, midis institucioneve të përfshira, por duke intensifikuar punën mes ARSH-së sëbashku me ALUIZNIN, dhe me OSSHE, me qëllim që gjithë ato pengesa që janë në rrugën e realizimit të këtij segmenti të zgjidhen sa më shpejt. Dhe banorëve të Tiranës por edhe gjithë Shqipërisë, ti ofrohet një korridor I rëndësishëm për të lehtësuar trafikun që kalon përmes Tiranës, duke ofruar një standart të ri, shumë më të lartë në qarkullimin në rrugë. Një element shumë I rëndësishëm është ndryshimi projektit, për të pranuar kërkesat e banorëve të një zone me një intesitet jashtëzakonisht të lartë popullsie, një kërkesë e drejtë, që nuk ishte parashikuar në projektin e mëparshëm, që është një mbikalim, që bën të mundur aksesin e banorëve në të dyja anët e unazëz, për të kaluar në krahun tjetër dhe për të qarkulluar normalisht. Siç e shikoni janë problematika shumë të rëndësishme, por me një angazhim shumë më të lartë I kemi vendosur në rrugën e zgjidhjes.

ME TE LEXUARAT