Gjendet i pa jetë në dhomë/ Tik Tok i merr jetën të riut, sfida vdekjeprurëse që po provonte

Teknologji

Gjendet i pa jetë në dhomë/ Tik Tok i merr jetën të

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi. 

Sipas mediave vendase bëhet me dije se një 13-vjeçar është gjetur i varur në dhomë nga prindërit e tij, teksa autoritetet greke kanë ngitur dhe dyshimet e para për ngjarjen e rëndë.

Një nga skenarët e konsideruar nga Policia është se fëmija ka qenë duke bërë sfidën e “Blackout” në TikTok kur ka humbur jetën.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Policia kur ka hyrë në dhomë ka gjetur celularin e 13-vjeçarit pranë tij.

Është celulari ai që do të japë përgjigje për shkaqet e tragjedisë, pasi policia do të shohë nëse ai ka pasur një bisedë që do të shpjegonte arsyet e vetëvrasjes apo kishte diçka tjetër që e shqetësonte.

Çfarë është sfida “Blackout” (ndërprerja)?

Sfida e ndërprerjes i inkurajon pjesëmarrësit të mbyten me pè ose kabllo, derisa të humbasin përkohësisht vetëdijen, të bëjnë një video dhe më pas ta ngarkojnë atë në TikTok.

 Por rreziqet e lojërave të tilla janë serioze pasi mund të shkaktojnë dëmtime të trurit dhe madje të jenë fatale.

ME TE LEXUARAT