IPhone 13 së shpejti në treg! Gjithçka duhet të dini për dizajnin dhe çmimin

Teknologji

IPhone 13 së shpejti në treg! Gjithçka duhet të dini


Për të gjithë adhuruesit e produkteve “Apple”, ka një shkak për të qenë të gëzuar, pasi iPhone 13 do të dalë në treg në muajin shtator, rreth datës 24, pra në sezonin e zakonshëm të hedhjes në treg të produkteve të reja. Vetëm iphone 12 u hodh në treg në tetor, për shkak se pandemia vonoi linjën e prodhimit.

Iphone 13 do të jetë ekskluzivisht me 5G dhe do të ketë një identifikim biometrik të përditësuar me “finger touch ID” dhe skanim të fytyrës më të shpejtë dhe të saktë se më parë, duke lejuar dhe njohjen e tipareve të fytyrës kur kemi maskë.

Gjithashtu, ngjyrat e dhe cilësia e ikonës do të jenë më të mirat që kemi parë deri tani, veçanërisht në ambjente të ndriçuara shumë ose pak. Përsa i përket kamerave, paraprakisht në faqet teknologjike nënvizohet se do të ketë informacione për “upgrade” të rëndësishme, si dhe do të ketë opsione të reja elektronike për aplikacioni që do ua bëjnë më të lehtë përditshmërinë si “Apple ID” ku do të mund të ruani elektronikisht dokumentat tuaj të identifikimit, si leja e drejtimit apo certifikata e vaksinës.

IPhone 13 së shpejti në treg! Gjithçka duhet të dini

Një aspekt që gjithmonë ka pasur probleme tek iPhone, bateria e saj thuhet se do të jetë më e mira e prodhuar ndonjëherë që do të zgjasë për më shumë orë. Po ashtu si iphone 12 do të ketë 4 modele të iphone 13 dhe kornizat rreth ekranit do të jenë shumë të ngushta.

IPhone 13 së shpejti në treg! Gjithçka duhet të dini
Përsa i përket çmimit, nuk pritet të ketë ndryshim nga iphone 12, teksa do të fillojë nga 699 dollarë për modelin bazë, për të shkuar tek 799, 999 dhe 1099 dollarë respektivisht.

Iphone si gjithmonë do të variojë në masë, teksa do të ketë një model mini me ekran 6.1 inch, dhe një model MAX. Përsa i përket memorjes, si zakonisht opsionet do të fillojnë nga 64 gb në 512 gb, teksa ka thashetheme se mund të ketë dhe një model me 1 TB, por kjo ende nuk konfirmohet zyrtarisht.

ME TE LEXUARAT