Pse ky Golf 2-sh u shit për mbi 80 mijë euro

Teknologji

Pse ky Golf 2-sh u shit për mbi 80 mijë euro

Volkswagen Golfi ka një numër të madh ndjekësish për të cilët ai është i shenjtë.

Dhe mes tyre, Volkswagen Golf II është ndoshta më i miri. Këtu i referohemi SHBA-së, ku gjenerata e dytë e Golfit arriti në ankand një çmim të pabesueshëm prej 87,000 dollarë ose 80,300 euro.

Kështu, dikush caktoi një shumë për VW Golf II që mund të përdoret për të marrë një Golf R të ri. Për një çmim kaq të lartë, fajin e kanë dy blerës, të cilët luftuan dhe i ngritën shumat lart.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Gjegjësisht, ecuria e ankandit ka ndjekur ritmin e zakonshëm deri në shumën prej rreth 35 mijë dollarësh dhe më pas me ofertat e tyre janë spikatur dy përdorues.

Të tjerët ranë në 45,000 dollarë, por dy të fundit u shtynë deri kur njëri propozoi shumën prej 87 mijë..

Në ankand ishte një VW Golf II 16V i vitit 1992 me 85 mijë kilometra të kaluara. Vetura është në gjendje të rregullt.

 

ME TE LEXUARAT