Sa shpesh duhet ta karikoni telefonin? Gabimet që po dëmtojnë baterinë pa e kuptuar

Teknologji

Sa shpesh duhet ta karikoni telefonin? Gabimet që po dëmtojnë

Në një kohë kur telefoni është bërë pjesë e pandashme e jetës sonë, shumë prej nesh vazhdojnë të bëjnë gabime të vogla që në afat të gjatë dëmtojnë baterinë.

Ekspertët rekomandojnë që karikimi i telefonit të mos bëhet gjithmonë nga 0% në 100%, por të mbahet midis 20%-80% për jetëgjatësi më të madhe të baterisë.

Gabimet më të shpeshta që dëmtojnë baterinë:

•Mbajtja e telefonit të lidhur gjatë gjithë natës

•Përdorimi i karikuesve jo origjinalë

•Ekspozimi në temperatura të larta gjatë karikimit

•Mbajtja e mbulesave të trasha që nxehin pajisjen

Një tjetër mit që po bie është ideja se telefoni duhet “shkarkuar plotësisht herë pas here” – kjo ishte e vërtetë për bateritë e vjetra, por jo për litium-jonët e sotëm.

 

ME TE LEXUARAT