Youtube fshin rreth 1 milion video të cilat keqinformonin rreth Covidit

Teknologji

Youtube fshin rreth 1 milion video të cilat keqinformonin rreth Covidit
Kompania Youtube ka fshirë rreth një million video të cilat shpërndanin informacion të gabuar në platformë rreth Covid-19 që nga shkurti i vitit 2020 ka deklaruar Neal Mahon, një zyrtar i kompanisë.

Mahon ka shpërndarë një statistikë duke treguar se kështu reagon kompania ndaj informacionit të rremë që shpërndahet në platformë.

“Keqinformimi është fshirë nga platforma”, ka shprehur ai.

Gjithashtu ai ka shtuar se: "Përmbajtja e keqe përfaqëson vetëm një përqindje të vogël të miliarda videove në YouTube (rreth .16-.18% e shikimeve të përgjithshme rezultojnë të jenë përmbajtje që shkel politikat tona). YouTube heq pothuajse 10 milion video çdo tremujor, "shumica e të cilave nuk arrijnë as 10 shikime".

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

 

ME TE LEXUARAT