Youtube po vjen me opsionin e shumëpritur

Teknologji

Youtube po vjen me opsionin e shumëpritur

Youtube po teston një veçori që lejon përdoruesit të shkarkojnë video në shfletuesin e tyre të internetit në desktop. Karakteristika e re është aktualisht në dispozicion si një funksion eksperimental për abonentët Premium.

Ky funksion do të jetë i disponueshëm vetëm për kompjuterët me versionet më të fundit të shfletuesve Chrome, Edge ose Opera. Përdoruesit do të kenë mundësinë për të shkarkuar videon, krahas butonave “Like” dhe “Share”.

Përdoruesi mund të zgjedhë gjithashtu dhe rezolucionin për cilësinë e duhur. Karakteristika e re do të jetë në dispozicion për testim deri më 19 tetor, por YouTube ka të ngjarë ta lansojë atë zyrtarisht së shpejti. /abcnews

ME TE LEXUARAT