Skandali tek EHW në Tiranë/ Vajza blen sallam, ajo që gjen brenda e shokon (Foto)
Ushqimet po na vrasin, ndërsa ne ende qëndrojmë duar kryq.
Rastet ku ushqimet që blejmë janë të prishura, janë shumë. Së fundmi, skandalin e rrëfen vajza nga Tirana. Ajo thotë se bleu një sallam të kompanisë EHW ditën e sotme në një market, por u habit pa masë nga pamja që i doli përpara. Vajza thotë në momentin që do ti gatuante, shikon se në produkt ishin formuar disa pika me ngjyrë të errët.
Nuk dihet nëse fajin e ka marketi që nuk ka zbatuar kushtet e ruajtjes apo fabrika e cila ka përdorur lëndë të para jo cilësore, por fakti është se vajza jo vetëm që e hodhi në plehra por i shkuan dëm edhe paratë.
Gjithmonë e më shumë kohët e fundit kanë ardhur denoncime të shumta nga konsumatorët në lidhje me cilësinë e ushqimeve, por me sa duket askush nga autoritet përkatëse nuk e vret mendjen. Ndoshta kanë ikur me pushime.
