A priten reshje shiu? Temperaturat arrijnë deri në... Parashikimi i motit, 4 shtator 2026

Shqipëria do të mbizotërohet sot nga kushte atmosferike përgjithësisht të qëndrueshme, ndërsa moti do të karakterizohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash.
Sipas parashikimit të Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, vranësirat do të jenë herë pas here deri në nivel mesatar dhe do të shfaqen kryesisht përgjatë relieveve kodrinore dhe malore.
Edhe era do të jetë e pranishme gjatë ditës. Ajo do të fryjë nga verilindja në veriperëndim me një shpejtësi mesatare prej rreth 7 m/s. Në vijën bregdetare, veçanërisht në zonat jugperëndimore, si dhe në zonat luginore, era pritet të forcohet dhe të arrijë shpejtësinë deri në 16 m/s.
Sa i përket gjendjes së detit, parashikohet valëzim i forcës 2 deri në 4 ballë.


