Makina del nga rruga në aksin Lin–Pogradec, ndërron jetë në spital drejtuesi i automjetit (EMRI)

Janë zbardhur detaje në lidhje me aksidentin me vdekje ndodhi sot në aksin rrugor Pogradec – Qafë Thanë, në afërsi të fshatit Pojskë.
Drejtuesi i mjetit Amarildo Islamaj është 32 vjeçari nga Vlora i cili sipas policisë, ka humbur kontrollin e mjetit duke u përplasur me barrierat mbrojtëse të rrugës në të dy krahët e saj.
Goditja ka qenë shumë e fortë dhe shoferi ka marre dëme të mëdha, që i kanë shkaktuar dhe jetën ndërsa i plagosur rëndë ka mbetur edhe një pasagjer që po udhëtonte me të.
Pogradec / Informacion paraprak
Në aksin rrugor “Lin–Pogradec”, shtetasi A. I., 32 vjeç, duke drejtuar automjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe, për pasojë, automjeti ka dalë nga rruga.
Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i automjetit, shtetasi A. I., ka humbur jetën në spital.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të aksidentit.


