Aksion në Ksamil, hiqen nga policia 14 mole detare. Bllokohet një anije me dokumente të dyshuara të falsifikuara

Aktualitet

Aksion në Ksamil, hiqen nga policia 14 mole detare. Bllokohet një

Pas një aksioni të koordinuar nga Komisariati i Policisë Kufitare Sarandë dhe Policia Bashkiake në Ksamil, me mbështetjen e forcave “Shqiponja”, 14 mole detare të ndërtuara prej vitesh, janë larguar sot nga zona.

Ky veprim vjen pas vendimit të Këshillit Bashkiak të Sarandës për reduktimin e numrit të korridoreve ujore në Ksamil, një masë e synuar për përmirësimin e sigurisë në zonë.

Sipas burimeve nga policia, aksioni nuk ka hasur në rezistencë nga pronarët e mjeteve lundruese, të cilët janë treguar bashkëpunues gjatë largimit të molave.

Ndërkohë, në Sarandë, autoritetet kanë bllokuar dhe sekuestruar një anije, e cila dyshohet se dispononte dokumentacion të falsifikuar. Mjeti u shoqërua në Portin Detar, ku po i nënshtrohet procedurave administrative dhe hetimeve penale.

 

ME TE LEXUARAT