Akuzohej në Itali si pjesëtar i organizatës kriminale që trafikonin lëndë narkotike, arrestohet 35-vjeçari. Fshihej në…

Një 35-vjeçar nga Tirana është arrestuar nga policia për llogari të autoriteteve italiane, pasi ishte në kërkim ndërkombëtar, si pjesë e një organizatë kriminale në fushën e trafikut të lëndëve narkotike.
Në kudër të operacionit të koduar “Perugia” u arrestua shtetasi me iniciale A. S., i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata Penale e Peruxhias, Itali, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”.
I riu akuzohet për veprat penale “Organizata kriminale” dhe “Trafikimi i lëndëve narkotike”.
Njoftimi:
Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Perugia”.
Akuzohet në Itali, si pjesëtar i një organizate kriminale që trafikonte lëndë narkotike, kapet në Tiranë dhe arrestohet me qëllim ekstradimin, 35-vjeçari.
Shërbimet e Sektorit të Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në bashkëpunim me ato të Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, bazuar në informacionet e shkëmbyera me Interpol Tiranën, për vendndodhjen e një shtetasi të kërkuar ndërkombëtarisht, kanë lokalizuar në rrugën “Dritan Hoxha” dhe kanë arrestuar provizorisht, me qëllim ekstradimin në Itali, shtetasin:
-A. S., 35 vjeç, banues në Tiranë.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata Penale e Peruxhias, Itali, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Organizata kriminale” dhe “Trafikimi i lëndëve narkotike”.
Interpol Tirana vijon veprimet procedurale, në bashkëpunim me Interpol Romën, për ekstradimin e këtij shtetasi, në Itali.


