Akuzohen për vr'asje me dashje, dalin sot para Gjykatës Denis Meçe dhe Leonidha Guçe

Aktualitet

Akuzohen për vr'asje me dashje, dalin sot para Gjykatës Denis
Mbërrijnë në gjykatë të shoqëruar nga forcat e policisë, Denis Meçe dhe Leonidha Guçe, autorët e dyshuar të vrasjes së Egli Progës në Pogradec.

Pas dy vitesh, prokuroria mbylli hetimet dhe dërgoi çështjen për gjykim për 5 persona.

Korrespondentja e Top Channel Dhorjela Çule raporton se organi i akuzës u komunikoi akuzën e vrasjes me dashje të kryer në bashkëpunim, Denis Meçes dhe Leonidha Guçes.

Dy të akuzuarit deri më sot ishin në masën e sigurisë “arrest në shtëpi”, ndërsa tre të tjerët me “detyrim paraqitje” për moskallëzim krimi.

Sot është planifikuar seanca e radhës në orën 9:00 ku do të dalin sërish para gjykatës dy të akuzuarit për vrasjen e Progës.

ME TE LEXUARAT