Ambasadori i Spanjës shfaqet pranë protestuesve në ditën e 47-të të revoltës qytetare

Aktualitet

Ambasadori i Spanjës shfaqet pranë protestuesve në ditën e

Një moment që tërhoqi vëmendjen u fotografua pasditen e sotme, gjatë ditës së 47-të të protestës përpara godinës së Kryeministrisë, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Teksa qytetarët dhe aktivistët mblidheshin në shesh dhe shprehnin përmes fjalimeve revoltën e tyre ndaj qeverisë, në trotuarin pranë godinave qeveritare u pa duke kaluar ambasadori i Mbretërisë së Spanjës në vendin tonë.

Pamjet e siguruara tregojnë se diplomati spanjoll kaloi shumë afër hapësirës ku po zhvillohej revolta qytetare.

Edhe në ditët e para të protestës, ambasadori i BE-së, Silvio Gonzato, ishte parë duke ecur mes protestuesve në bulevard.

 

ME TE LEXUARAT