Avokatët në mbledhje urgjente, Këshilli i Përgjithshëm mblidhet sërish pas dy ditësh
Lajmifundit
/
21 Shtator 2026, 18:34
Aktualitet

Komiteti Drejtues i Dhomës së Avokatisë ka përfunduar mbledhjen urgjente, e cila ka nisur rreth orës 15:00, ndërsa në fokus ka qenë situata e krijuar nga bojkoti i avokatëve dhe zhvillimet e fundit.
Siç raporton gazetarja Anila Hoxha, pas mbledhjes, Komiteti ka vendosur të thërrasë Këshillin e Përgjithshëm i Avokatëve më 23 shtator, në orën 13:00.
Në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm pritet të analizohet ecuria e bojkotit, reagimi i GJKKO-së, si dhe masat që do të ndërmerren gjatë ditëve në vijim.


