BE-ja vendos ndalim historik: Asnjë imazh apo video e krijuar nga IA në komunikimet zyrtare

Aktualitet

BE-ja vendos ndalim historik: Asnjë imazh apo video e krijuar nga IA

Komisioni Evropian, së bashku me Parlamentin Evropian dhe Këshillin Evropian, kanë vendosur të ndalojnë përdorimin e përmbajtjeve vizuale të krijuara plotësisht nga Inteligjenca Artificiale në komunikatat zyrtare.

Ky kufizim synon të ruajë besueshmërinë e informacionit publik dhe të parandalojë përhapjen e mediave sintetike që mund të vënë në dyshim dallimin midis përmbajtjes reale dhe asaj të manipuluar.

Vendimi u bë i ditur nga zyrtarët për “Politico” dhe vjen në një kohë kur përdorimi i IA në media po rritet me ritme të shpejta në mbarë Evropën.

ME TE LEXUARAT