Besimtarët në Shkodër kremtojnë Udhën e Kryqit në malin e Taraboshit, lutje për paqe dhe familjen

Aktualitet

Besimtarët në Shkodër kremtojnë Udhën e Kryqit në

Përmes 14 ndalesave, besimtarët katolikë të Shkodrës kanë kremtuar “Udhën e Kryqit” në malin e Taraboshit, duke përkujtuar vuajtjet dhe mundimet e Jezus Krishtit që nga momenti i dënimit e deri te kryqëzimi.

Në mesazhin e tij, arqipeshkvi Giovanni Peragine u ndal te familja shqiptare dhe te rinia e pashpresë që po largohet, duke lënë pas prindërit. Në këtë rrugëtim me 14 ndalesa, lutjet e besimtarëve janë kryesisht për paqe.

Udha e Kryqit i paraprin javës së bardhë të Pashkëve Katolike. Nga e hëna në të shtunë është Java e Madhe, ndërsa të dielën besimtarët katolikë do të festojnë Pashkën./Shqip

 

ME TE LEXUARAT