DETAJE/ E goditën me derën e makinës në fytyrë, përfundon në kirurgji avokati Kujtim Cakrani
Lajmifundit
/
8 Shkurt 2026, 15:02
Aktualitet

Detaje të reja janë bërë publike nga dhunimi i avokatit Kujtim Cakrani.
Aktualisht Cakrani ndodhet në Spitalin e Vlorës duke marrë ndihmë mjekësore i shtruar në repartin e kirurgjisë.
Sipas burimeve Cakrani është konfliktuar me persona të tjerë në një pikë karburanti për arsye ende të paqarta ku dhe e kanë goditur me derën e automjetit në fytyrë.


