“Ta largojmë këtë klasë të poshtër ”- Qytetari: Ky është fundi i maskarenjve! Na thonë korba e sorra, por ata janë kriminel

Aktualitet

“Ta largojmë këtë klasë të poshtër ”-

Shqiptarët janë të vendosur për ta larguar këtë klasë politike të inkriminuar dhe qeverinë që abuzon me taksat e shqiptarëve.

Kështu u shpreh sot nga sheshi i protestës së 52-të para Kryeministrisë një qytetar që mbajti fjalimin e radhës nga podiumi. Ai tha se ky ishte fundi i maskarenjve dhe se kjo klasë politike do “digjej”.

“Ky është fundi i maskarenjve. Ju jeni heronjtë e mi. Janë të gjithë heronjtë e këtij sheshi, të gjithë ata që janë këtu.

Të bashkohemi me njëri-tjetrin dhe ky plehrë dhe plehrat e tjera, që e kanë bërë këtë vend të pabanueshëm për ata në mal e ata në fushë. Sepse këtu nuk ka shëndetësi, nuk ka arsim, po u sëmure këtu nuk ke ku shkon vetëm të shkosh jashtë shtetit. Na mungon shëndetësia”, tha ai.

Duke iu përgjigjur kryeministrit Rama për fyerjet me etiketime si “sorra dhe korba”, ai tha:

“Këta na shajnë na thonë sorra e korba, por këta janë gjarpërinj. Unë punoj për fëmijët e mi, që të mos ikin më jashtë vendit. Këta nuk janë korba e sorra, këta janë grup i strukturuar kriminal, janë grup i drogës. Do ta djegim këtë klasë të poshtër, do ta largojmë këtë llum që vjedh taksat e popullit”.

Në fund ai kujtoi fjalët e Naim Frashërit dhe Ismail Qemalit, duke kujtuar se shqiptarët tani janë bashkuar dhe bërë një, pa interesa personale e pushteti, por për Shqipërinë.

“Populli shqiptar për herë të parë është zgjuar pa parti, pa interesa personale e pushteti, kundër këtyre maskarenjve. Poshtë Berisha, poshtë Rama”, përfundoi ai.

ME TE LEXUARAT