Do kalonin ilegalisht drejt Malit të Zi 28 shtetas afrikanë, arrestohen 2 persona nga Korça, sekuestrohen 6500 euro

Aktualitet

Do kalonin ilegalisht drejt Malit të Zi 28 shtetas afrikanë,

MALIQ- Dy persona janë arrestuar në Maliq pasi u kapën duke transportuar 28 emigrantë nga Sudani, të cilët synonin të kalonin ilegalisht drejt Malit të Zi. Në pranga ranë Jurgen Memini, i njohur edhe si Denis Memini, 42 vjeç, banues në Korçë, dhe Ervis Dakolli, 31 vjeç, banues në fshatin Belorta të Maliqit.

Sipas policisë, dy të arrestuarit i kishin grumbulluar 28 emigrantët në fshatin Plasë të Maliqit dhe më pas i transportonin me mjete të ndryshme drejt veriut të Shqipërisë. Ata i ndanin në grupe me nga 7-8 persona, me destinacion Shkodrën, nga ku emigrantët synonin të kalonin ilegalisht kufirin drejt Malit të Zi.

Transporti bëhej kundrejt pagesës. Gjatë operacionit të koduar “Route”, policia sekuestroi një automjet, 6500 euro dhe 3 telefona celularë.

Nga kontrollet rezultoi gjithashtu se Ervis Dakolli ishte në “arrest shtëpie”, masë të cilën e kishte thyer për të dalë nga banesa.

ME TE LEXUARAT