Dosja “Plumbi i Artë”/ GJKKO i jep SPAK 3 muaj për verifikim aktesh ndaj grupeve kriminale

Aktualitet

Dosja “Plumbi i Artë”/ GJKKO i jep SPAK 3 muaj për

Në procesin për fraksionin e ndarë të dosjes “Plumbi i Artë”, me disa nga personazhet më të njohur të botës së krimit, Gjykata e Posaçme i ka lënë 3 muaj afat kohor SPAK për plotësim dhe verifikim të disa akteve.

Vendimi erdhi pas kërkesës së disa avokatëve të të pandehurve që janë të gjithë në mungesë, të cilët pretenduan për parregullësi dhe shkelje të procesit të rregullt ligjor.

GJKKO i ka lënë afat organit të akuzës deri në datë 29 maj për të bërë verifikimet e kërkuara për disa prej të pandehurve.

Pjesë e këtij grupi janë shtetasit Suel Çela (Marjus Lulaj), Talo Çela, Eljo Bitri, Festim Qoli, Agron (Kamber) Mehja, Abedin Mama, Aleks Çela, Florenc Çapia, Ervis Martinaj, Alket Xhixha dhe Elvin Merlika.

Ndaj të gjithë grupit është lëshuar masë “arrest në burg” nga GJKKO, ndërsa vetëm Merlika dhe Lika.

Këta të pandehur akuzohen si pjesë e disa grupeve kriminale të përfshirë në vrasje dhe sigurim kushtesh dhe mjetesh për të kryer atentate.

ME TE LEXUARAT