“Duam të shohim provat” SPAK kërkon arrestimin e Ballukut, debate në mbledhjen e Këshillit të Mandateve, prokurori: Të hapet zarfi me USB

Aktualitet

“Duam të shohim provat” SPAK kërkon arrestimin e Ballukut,

Po mbahet me dyer të mbyllura mbledhja e Këshillit të Mandateve, pas kërkesës së SPAK për t’i hequr imunitetin e deputetes Belinda Ballukut.

Burime të sigurta kanë pohuar se deri më tani në mbledhje, Niko Peleshi ka lexuar relacionin, ndërsa prokurorët e SPAK, mes tyre edhe kreu i Klodian Braho, ende nuk kanë folur.

Ndërkohë nga ana tjetër anëtari i PD, Gazment Bradhi ka kërkuar që kjo mbledhje të mbahet me dyer ta hapura, por është kundërshtuar nga Taulant Balla.

Debate ka pasur edhe për USB me provat e SPAK, pasi demokratët kanë kërkuar që të hapen dhe ti marrin për shqyrtim anëtarët.

“Ti shikojmë vetëm këtu”, i është përgjigjur Balla Bardhit.

“Të hapet zarfi i USB, të njihen anëtarët në Këshill”, ka deklaruar prokurori.

“Më duhen t’i kem për të ndërtuar mbrojtjen”, ka deklaruar avokati mbrojtës i Belinda Ballukut./ TCH

ME TE LEXUARAT