Dy vite në kërkim/ I riu kapet në Himarë, 2 plagosjet që bëri tek "Uji i Ftohtë" dhe në Çole të Vlorës (EMRI)

Aktualitet

Dy vite në kërkim/ I riu kapet në Himarë, 2 plagosjet

Ermal Hamzo, banues në lagjen “24 Maji” në Vlorë, është arrestuar mbrëmjen e djeshme nga strukturat e Policisë së Vlorës, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Himarë.

Arrestimi u bë në aksin rrugor Pilur–Himarë, ku efektivët lokalizuan dhe vunë në pranga 38 vjeçarin, i cili udhetonte ne kete aks. Ai ka qene pjesmarres ne dy ngjarje të ndodhura rreth dy vite më parë në qytetin e Vlorës.

Hamzo akuzohet për plagosje me armë zjarri dhe plagosje me sende të forta, në dy episode të ndryshme të regjistruara në zonën e “Ujit të Ftohtë” dhe në lagjen “Çole”, pranë zonës ku ai banonte.

Sipas të dhënave, në një prej përplasjeve, 38 vjeçari mbeti edhe vetë i plagosur. Pas marrjes së ndihmës mjekësore në spital, ai u largua.

Pas arrestimit të mbrëmshëm, Ermal Hamzo pritet të përballet me procedurat ligjore për veprat penale për të cilat akuzohet., ku ne makine ju gjete arme municione , nderkohe ne banese ju gjeten granate dhe jelek anti plumb.ai akuzohet nga uniformat blu per armembajtje pa leje arme shperthyese dhe municion dhe mbajtje te pa drejte te uniformes.

 

ME TE LEXUARAT