Aksident në autostradën Tiranë-Durrës, përplasen dy automjete pranë Maminasit
Lajmifundit
/
25 Korrik 2026, 16:45
Aktualitet

Një aksident rrugor ka ndodhur në autostradën Tiranë-Durrës, pranë zonës së Maminasit. Sipas informacioneve paraprake, në përplasje janë përfshirë dy automjete.
Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit, ndërsa autoritetet pritet të hedhin dritë mbi rrethanat e ngjarjes.

Deri në këto momente nuk ka informacione zyrtare nëse ka persona të lënduar.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet përkatëse, ndërsa qarkullimi në zonë është rënduar për shkak të aksidentit.


