“Gjendje dramatike”/ Rikonstruktimi i Urgjencës, Korreshi: Dyshemeja si letër duhani, hekurat si fije shkrepëse

Deputeti i PD-së Saimir Korreshi ka denoncuar sërish problematikat në qytetin e Lushnjes.
Këtë herë ka sjellë pamje nga rikonstruktimi i Urgjencës në Spitalin e Lushnjes ku thekson se dyshemeja është e hollë si letër duhani ndërsa hekurat si fijë shkrepëse.
“Qivirria me Spitalin e Lushnjës po vazhdon me teorinë shto miell e shto ujë!!
Po ju tregojmë gjendjen dramatike të dyshemesë në Godinën ku po ristrukturohet dhe që pritet të jetë Urgjenca me qindra pacientë në ditë. Dyshemeja i duket e holle si letër duhani dhe hekurat e përdorur si fije shkrepëse. Çfare Turpi!!
Pjesërisht dyshemeja është shpuar si pordhët e qivirrisë që kanë grisur brekët e arrnuara!!
Poshtë saj ka themele të viteve 60 komentet po jua lë Ju!!
(ps edhe një gjë që do të bëjë kjo Qivirri në Lushnje e bënë për tu tallur)”, nënvizon Korreshi.


