Katër të plagosur e banorë të evakuuar në Gramsh! Ministria: Zjarret u shkaktuan nga 80-vjecari që vdiq

Aktualitet

URDHËR EVAKUIMI

Situata e zjarrit në Bashkinë Poliçan, Njësia Administrative Terpan, ka dalë jashtë kontrollit dhe ka marrë përmasa të jashtëzakonshme, duke rrezikuar djegien e fshatrave përreth.

U kërkohet banorëve të fshatrave Vokopolë, Zhapokikë, Plashnik dhe Panarit, si dhe zonave brenda Rezervatit të Mbrojtur “Balloll”, të largohen menjëherë nga banesat dhe të bashkëpunojnë me autoritetet për evakuimin e sigurt.

Ministria e Mbrojtjes tha se zjarret ne Gramsh diten e sotme qe sollen evakuimin e 7 fshatrave dhe kater persona te plagosur, jane shkaktuar nga 80 vjecari qe humbi jeten, po si pasoje e tymit dhe flakeve. 

Katër të plagosur e banorë të evakuuar në Gramsh!

NJOFTIM PËR MEDIAT

Është konfirmuar nga organet ligjzbatuese se ngjarja e rëndë e ditës së sotme në Gramsh, e cila ka shkaktuar situatën e emergjencës me zjarret në disa zona të bashkisë, ka ardhur si pasojë e veprimit të pakujdesshëm të një banori të fshatit Kullollas.

Sipas hetimeve paraprake, viktima ka ndezur zjarr në oborrin e banesës së tij, duke shkaktuar përhapjen e flakëve në terren dhe rrezikun e madh për banorët dhe pronat e zonës.

Institucionet e sigurisë dhe emergjencës janë të angazhuara maksimalisht në terren për izolimin e zjarreve dhe garantimin e sigurisë së jetës së qytetarëve

Katër të plagosur e banorë të evakuuar në Gramsh!

Shtate fshatra jane evakuar nga zjarret qe rrezikuan banoret ne Gramsh. Pervec nje 80 vjecari qe gjeti vdekjen, me lendime deri tani jane kater persona qe po marrim mjekim, bejne me dije burime te urgjences.

NJOFTIM URGJENT PËR EVAKUIM

Gramsh

Për shkak të zjarreve, banorët e fshatrave Ërmenj, Harunas dhe Zenelas të largohen menjëherë nga banesat dhe të bashkëpunojnë me autoritetet për evakuimin e sigurt.

NJOFTIM URGJENT PËR EVAKUIM

Për shkak të zjarreve, banorët e Skënderbegasit të largohen menjëherë nga banesat dhe të bashkëpunojnë me autoritetet për evakuimin e sigurt.

Katër fshatra të Gramshit janë djegur si pasoje e perhapjes se zjarreve qe shkaktuan edhe vdekjen e nje 80 vjecari.

Bëhet fjalë për fshatrat Kullollas, Bletëz, Menkollar dhe Shimër.

Situata e zjarreve në Gramsh mbetet kritike, ndaj edhe Ministria e Mbrojtjes ka bërë thirrje urgjente për banorët e këtyre fshatrave që të largohen menjëherë nga banesat tyre.

KATER PERSONA NE SPITAL

Kreu i Urgjences Kometare Skender Brataj ka thënë se në spitalin e Gramshit morën trajtim 6 persona në total, nga të cilët 4 gra janë ende të shtruar me probleme që kanë të bëjnë me intoksikimin dhe sulme paniku. Megjithatë, gjendja e tyre paraqitet jashtë rrezikut.

Në gatishmëri janë të gjitha ekipet mjekësore, përfshirë edhe helikopterin.

“Zjarri ka marrë përmasa shumë të mëdha. Në spitalin e Gramshit ishin 6 persona dhe kanë mbetur 4 ferma, që janë me atake paniku dhe intoksikime. Janë 3 ekipe të Gramshit, përfshirë dhe heklikopterin. Janë në gatishmëri ekipet e Elbasanit dhe të tjera po të jetë e nevojshme”.

Brataj u ka bërë thirrje banorëve të zonave përreth, që të njoftojnë përmes celularit të njohurit e tyre në fshatrat e rrezikuara, të largohen me urgjencë.

“Do t’u lutesha familjarëve që jetojnë jashtë këtyre zonave që t’i njoftojnë të njohurit përmes telefonit që të largohen nga zona sepse shtëpitë janë të shpërndara. Po shohim që po përfshihen shumë zona të banuara. Lutem që qytetarët e kësaj zone me njohjet që kanë t’i njoftojnë përmes telefonit të largohen nga zona”.

Për banorët, Skënder Brataj ka apeluar që të mbajnë para fytyrës një rrobë të lagur për të mos u asfiksuar nga tymi i dendur.

“Me një rrobë të lagur përpara fytyrës të zënë dhe hundën që mos të thithin tymrat. Helikopteri ynë është te spitali i Gramshit kastile për këtë punë”.

Zjarret jashtë kontrolli në Gramsh! Digjen banesat, bllokohen zjarrfikësit e gruaja me dy fëmijë, banorët në lot s`duan evakuimin

 

Katër të plagosur e banorë të evakuuar në Gramsh!

Situata në Gramsh është përshkallëzuar në një emergjencë të vërtetë, pasi zjarri ka marrë përmasa dramatike në disa zona malore të rrethit.

Fshatrat Kullollas dhe Bletëz janë plotësisht të bllokuara, ndërsa ndërhyrja nga toka është e pamundur për shkak të terrenit dhe përhapjes së shpejtë të flakëve.

Gra dhe fëmijë qajnë, ndërsa shumë banorë refuzojnë të largohen nga shtëpitë, duke krijuar një situatë kaotike dhe të rrezikshme për jetën e tyre.

Thirrjet për evakuim nga autoritetet nuk po merren parasysh nga të gjithë, ndërsa zjarri vijon të përhapet me ndihmën e erës dhe temperaturave të larta.

Për të menaxhuar situatën kritike, Ministri i Brendshëm dhe Drejtori i Emergjencave Civile janë nisur drejt zonës, për të ndjekur nga afër operacionin dhe për të koordinuar ndërhyrjet.

Katër helikopterë zjarrfikës janë nisur për të ndërhyrë nga ajri, me qëllim frenimin e përhapjes së zjarrit dhe mbrojtjen e banesave.

Bashkia Gramsh ka bërë thirrje urgjente për evakuimin e banorëve nga zonat më të prekura, duke i kërkuar të bashkëpunojnë me forcat e emergjencës për të shmangur humbje në njerëz.

Pas shuarjes së flakëve, pritet një bilanc i plotë i dëmeve materiale, ndërsa dyshohet për një humbje jete, edhe pse autoritetet ende nuk e kanë konfirmuar zyrtarisht.

Gruaja me dy fëmijë bllokohet në fermë nga zjarret në Gramsh, kërkon ndihmën

 

Katër të plagosur e banorë të evakuuar në Gramsh!

Ka dalë jashtë kontrollit situata me zjarret në disa fshatra të Gramshit.

Një grua është bllokuar në fermë bashkë me dy fëmijë në Bulçar të Gramshit, kërkon ndihmën e autoriteteve.

Ministria e Mbrojtjes u ka bërë thirrje banorëve të fshatrave Kullollas, Bletëz dhe Menkollarë të largohen menjëherë nga banesat e tyre dhe të bashkëpunojnë me autoritetet për evakuimin e sigurt.

Ekipet e emergjencave që shkuan për të evakuuar banorët dhe u bllokuan nga zjarri po përpiqen të dalin nga fshatrat e Skraparit.

Ministria e Mbrojtjes: 

THIRRJE URGJENTE!

Për shkak të zjarreve, u bëjmë thirrje banorëve të fshatrave Kullollas, Bletëz dhe Menkollarë të largohen menjëherë nga banesat e tyre dhe të bashkëpunojnë me autoritetet për evakuimin e sigurt.

ME TE LEXUARAT