I maskuar me kapuç/ Kanosi me thikë menaxherin e supermarketit për ta grabitur, arrestohet autori në Korçë

Aktualitet

I maskuar me kapuç/ Kanosi me thikë menaxherin e supermarketit

Një tentativë grabitjeje me thikë është regjistruar mbrëmjen e së dielës në Korçë, ku një 40-vjeçar ka kërcënuar menaxherin e një supermarketi me qëllim marrjen e xhiros ditore.

Sipas informacioneve paraprake, ngjarja ka ndodhur në një supermarket në lagjen 10 të qytetit. Autori dyshohet se ka pritur menaxherin sapo ka dalë nga ambientet e biznesit dhe, nën kërcënimin e një mjeti prerës, ka tentuar t’i marrë paratë e xhiros.

Pas sinjalizimit, shërbimet e policisë kanë nisur menjëherë kërkimet dhe kanë bërë të mundur identifikimin dhe arrestimin e të dyshuarit, i cili sipas burimeve mbante kapuç për të fshehur identitetin.

40-vjeçari rezulton person me precedent penal dhe i njohur për autoritetet, pasi më herët është dënuar për vjedhje. Ndaj tij rëndon akuza e “vjedhjes me dhunë”, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes vijojnë.

 

ME TE LEXUARAT