Aten'tati në Sarandë, 73- vjeçari që mbeti i pla'gosur niset me helikopter drejt Tiranës

Aktualitet

Aten'tati në Sarandë, 73- vjeçari që mbeti i
Xhevdet Skëndaj, 73 vjeç, personi që mbeti i plagosur në atentatin e ndodhur në Sarandë është nisur me helikopter drejt Tiranës për të marrë trajtim të specializuar mjekësor.

Në atentatin e sotëm mbeti i vrarë 44-vjeçari Artan Murto, i njohur ndryshe si “Tani Ruzhdiut”.

Rezulton se viktima është me precedent penalë, i përfshirë në një plagosje një vit më parë. Për kapjen e autorëve, policia ka ngritur pika kontrolli në drejtim të Vlorës dhe Gjirokastrës.

Artan Myrtaj, 42-vjeçari që u ekzekutua në mes të qytetit të Sarandës paraditen e së dielës, del i skeduar edhe në një ngjarje tjetër kriminale.

Më 18 korrik 2025, ai rezulton i arrestuar si i përfshirë në plagosjen e 2 personave, Gëzim Hajdaraj e Ernest Lame, pas një sherri për tokat në bregdet.

Vetëm dy ditë pas plagosjes, ai u arrestua nga Policia e Sarandës i akuzuar për veprën penale “përkrahje e autorit të krimit”

ME TE LEXUARAT