“Ju erdhi fundi”- Qytetarët marshojnë rrugëve të Tiranës: Rama në burg, Berisha në burg! Arresto Ballukun!

Aktualitet

“Ju erdhi fundi”- Qytetarët marshojnë rrugëve të

Pas fjalimeve të mbajtura në podiumin e protestës në ditën e 52-të para Kryeministrisë, maa e madhe e qytetarëve nisi marshimin tradicional në bulevard dhe në rrugët e Tiranës.

Mijëra shqiptarë iu bashkuan sheshit edhe sot me flamuj, parulla, pankarta dhe thirrje për largimin e qeverisë dhe klasës së vjetër politike.

“Ju erdhi fundi”, “Rama në burg, Berisha në burg”, “Rama jepe dorëheqjen”, “Poshtë diktatura”, “Parlament analfabet”, “Revolucion”, ishin thirrjet kryesore të protestuesve me një mesazh të qartë të panegociueshëm të tyre që reziston prej gati dy muajsh.

Të tjera parulla kanë qenë edhe “Shqipëria kërkon revolucion”, “Shqipëri e re”, “Edi Rama o tradhtar, me Shqipërinë nuk bëhet Pazar”, apo “Edi Rama dil në bulevard”, “Arresto Ballukun”, “Arrestoni Ramën”, “Poshtë Sorrosianët”, “Pa rini nuk ka Shqipëri”.

Prej gati dy muajsh qytetarët protestojnë çdo ditë në kryeqytet, duke kundërshtuar jo vetëm projektin e investimit në Zvërnec, por edhe një sërë ligjesh që, sipas tyre, favorizojnë interesa të ngushta dhe dëmtojnë interesin publik.

Në protestat e deritanishme nuk kanë munguar thirrjet kundër qeverisë dhe klasës politike.

Protestuesit kanë kërkuar dorëheqjen e qeverisë, shfuqizimin e ligjit për investitorët strategjikë, anulimin e “Paketës së Maleve”, si dhe ndryshimeve në ligjin për zonat e mbrojtura dhe atë për trashëgiminë kulturore.

 

ME TE LEXUARAT