Keqtrajtohet me sende të forta një person në Vlorë, ekipi mjekësor niset drejt vendit të ngjarjes
Lajmifundit
/
20 Gusht 2026, 16:51
Aktualitet

Një tjetër ngjarje e rëndë është regjistruar në Vlorë, ku një person është referuar në gjendje të rëndë shëndetësore, pasi dyshohet se është sulmuar me sende të forta.
Ngjarja është raportuar në qendrën e emergjencës, ku është përcaktuar si kod i kuq. Menjëherë pas marrjes së njoftimit, është nisur drejt vendngjarjes ekipi mjekësor për t’i dhënë ndihmën e parë dhe për të transportuar të dëmtuarin drejt spitalit, nëse do të jetë e nevojshme.
Rrethanat dhe shkaqet e sulmit mbeten ende të paqarta. Pritet informacion i mëtejshëm për gjendjen e personit dhe dinamikën e ngjarjes.


