Kishte përshtatur lokalin e tij për organizimin e lojrave të fatit, në pranga 37-vjeçari në Bulqizë

Aktualitet

Kishte përshtatur lokalin e tij për organizimin e lojrave të

Këtë të shtunë, policia ka vënë në pranga një 37-vjeçar, i cili kishte përshtatur lokalin e tij për veprimtari të paligjshme të lojërave të fatit.

Sipas njoftimit nga policia, u arrestua në Bulqizë shtetasi D.M., 37 vjeç, për veprat penale “Organizimi i llotarive të palejuara” dhe “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojra të palejuara”.

“Vihet në pranga administratori i një subjekti i cili e kishte përshtatur ambientin për veprimtarinë e paligjshme të lojërave të fatit.

Sekuestrohen 3 makineta që shërbejnë për lojëra fati, 1 kompjuter dhe 1 printer që shërbejnë për lojën bingo.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në DVP Dibër në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Bulqizë, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, kanë organizuar kontrolle në ambiente të ndryshme ku dyshohej se organizoheshin lojëra fati dhe si rezultat kanë goditur 1 rast të kësaj veprimtarie.  

Gjatë kontrollit në subjektin (lokal bar-kafe), në administrim nga  shtetasi D.M., në qytetin e Bulqizës, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 3 makineta që shërbejnë për lojëra fati, 1 kompjuter dhe 1 printer për ofrimin e  lojës bingo”, thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Dibër për veprime të mëtejshme.

ME TE LEXUARAT