Konflikti te Syri i Kaltër, arrestohet 43-vjeçari, goditi me sende të forta administratorin e subjektit, procedohen tre persona

Aktualitet

Konflikti te Syri i Kaltër, arrestohet 43-vjeçari, goditi me sende

Një konflikt i ndodhur mesditën e sotme në parkimin e “Syrit të Kaltër” ka përfunduar me një të arrestuar dhe tre persona të proceduar penalisht.

Sipas Policisë së Sarandës, ngjarja ndodhi rreth orës 12:00, pas një debati për pagesën e dëmit të shkaktuar nga humbja e çelësit të një biçiklete të marrë me qira për lëvizje brenda parkut.

Konflikti te Syri i Kaltër, arrestohet 43-vjeçari, goditi me sende

Nga hetimet paraprake rezulton se shtetasi A. H., 43 vjeç, banues në Kamëz, ka goditur me sende të forta administratorin e subjektit, A. L., 27 vjeç, i cili ka pësuar fraktura. I riu ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia bën me dije se në konflikt dyshohet se janë përfshirë edhe A. H., 45 vjeç, vëllai i të arrestuarit, si dhe S. Ç., 20 vjeç.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore, 43-vjeçari u arrestua në flagrancë për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Prishja e qetësisë publike”.

Ndërkohë, vëllai i tij, 45-vjeçari A. H., shtetasi S. Ç., si dhe administratori i subjektit, A. L., janë proceduar penalisht në gjendje të lirë për veprat penale “Plagosja e lehtë me dashje” dhe “Prishja e qetësisë publike”.

Policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të konfliktit.

ME TE LEXUARAT