MARSHIMI KTHEHET NË BLLOKADË/ Protestuesit bllokojnë kryqëzimet, shoferët u bien borive në mbështetje
Lajmifundit
/
8 Qershor 2026, 21:00
Aktualitet

Marshimi ka nisur vrullshëm, teksa qytetarët janë treguar të vendosur të bllokojnë kryqëzimet kryesore në Tiranë në shenjë revolte.
Dita e nëntë e protestës vijon të mbetet e zjarrtë.
Ndërkaq, pankartat nuk kanë munguar dhe shoferët që janë gjendur në rrugët kryesore kanë shprehur mbështetje ndaj protestuesve, duke u rënë borive të mjeteve të tyre.
Kjo atmosferë elektrizuese ka tërhequr shumë vëmendje në rrjetet sociale dhe po shihet si një shenjë pozitive e lëvizjes qytetare.


