Rikthehet Bordi i Transparencës, çmime tavan për naftën dhe ulje e akcizës me 20%

Aktualitet

Rikthehet Bordi i Transparencës, çmime tavan për naftën

Pas rritjes së thuajse përditshme të çmimit të naftës në tregun vendas, qeveria ka vendosur të rikthejë Bordin e Transparencës, i cili do të përcaktojë çmimet tavan të tregtimit në pikat e karburanteve.

Aktulisht, nafta në pikat e pakicës po tregtohet deri në 221 lekë/litër. Çmimi ka pësuar një rritje me afro 44 lekë në krahasim me ditët kur SHBA dhe Izraeli nuk kishin sulmuar ende Iranin.

Sipas vendimit, bordi do të vendosë marzhet e fitimit për shoqëritë e tregtimit të karburanteve, në 3 lekë për litër në shumicë dhe 12 lekë për litër në pakicë, duke synuar më shumë transparencë dhe kontroll. Shkeljet, sipas njoftimit, do të ndëshkohen deri në pezullim licence.

Vendimi për rikthimin e Bordit është diskutuar mbrëmjen e së enjtes në një takim informal mes ministrave në kryeministri, ndërsa pritet mbledhja e Këshillit të Ministrave që ai të bëhet funksional.

Po ashtu, qeveria ka vendosur edhe të ulë akcizën e kaburanteve me 20%, duke synuar lehtësimin e qytetarëve dhe uljen e çmimeve të karburanteve.

Akciza, që aplikohet për dekurajimin e produkteve të dëmshme për mjedisin, peshon mbi 37 lekë në çdo litër dhe ulja me 20% e saj do të përkthehej në një akcizë prej afro 30 lekësh/litër.

Gjatë ditëve të fundit, nga Partia Demokratike është propozuar edhe që të ulet edhe taksa e qarkullimit, e cila aktualisht është në masën e 27 lekëve, që vilet që çdo litër naftë.

ME TE LEXUARAT