Ndalimi i celularëve dhe censura / Pse po mblidhet urgjentisht Këshilli i Avokatisë kundër GJKKO-së?

Aktualitet

Ndalimi i celularëve dhe censura / Pse po mblidhet urgjentisht
Këshilli i Dhomës Kombëtare të Avokatisë ka thirrur një mbledhje të jashtëzakonshme që do të mbahet sot për të vendosur hapat që do të marrin në kundërshtim të rregullores së GJKKO-së që përveç censurës ndaj mediave, prek edhe avokatët të cilëve nuk do t’iu lejohen celularët në gjyqe.

Një ndër kundërshtuesit më të mëdhenj të kësaj rregulloreje është kreu i Dhomës së Avokatisë Maks Haxhia. Më 1 shtator, ditën që rregullorja hyri në fuqi, ai i dorëzoi një kërkesë Gjykatës së Posaçme që të rishikonte dispozitat që prekin komunitetin e avokatëve.

Sipas avokatëve, moslejimi i celularit në seanca prek drejtpërdrejt punën e tyre. Por, nisur nga mungesa e një përgjigjeje nga ana e kësaj gjykate, do të jetë mbledhja e këshilli drejtues ajo ku do të vendosen hapat e mëtejshëm për t’i bërë rezistencë rregullores.

Një ndër masat që është paralajmëruar nga avokatët nëse GJKKO nuk do të tërhiqet është edhe bojkoti i seancave gjyqësore.

Edhe mediat si dhe organizatat ndërkombëtare të tyre kanë kundërshtuar këtë rregullore që cenon të drejtën e informimit.

ME TE LEXUARAT