“Ndenji 8 ditë në koma, u bë mirë”, Heleni ngre dyshime për vrasjen e motrës: Burri dhe djali…

Një ngjarje e rëndë dhe e mbushur me pikëpyetje është denoncuar këtë të diel, 20 shtator, në rubrikën “Shihemi në Gjyq”, ku Heleni ka ngritur dyshime të fortë për vdekjen e motrës së saj.
Ajo akuzon ish-kunatin dhe nipin për dhunë sistematike, izolim dhe keqtrajtim të motrës për shkak të një lidhjeje jashtëmartesore të bashkëshortit të saj.
Sipas Helenit, motra e saj kishte qëndruar 8 ditë në koma pas një helmimi të dyshimtë, por ishte përmirësuar dhe dalë nga rreziku për jetën përpara se të ndërronte jetë papritur në spital.
Dyshimet e saj thellohen më tej pasi nipi i saj kishte mësuar kodet e aparaturave të reanimacionit dhe reaksionet e motrës ndaj pranisë së tyre ishin mjaft refuzuese.
Heleni kërkon me ngulm zbardhjen e së vërtetës, duke këmbëngulur se pas kësaj humbjeje fshihet një krim i fshehur prej vitesh.
Heleni: Pse nuk u interesove për ikjen e motrës, ndenji në koma për 8 ditë. U zgjua nga gjumi! Unë nuk vija dot në Shqipëri, sepse isha në Greqi pa letra. Pas humbjes së motrës i kam thënë babait që ndiqeni çështjen. Natën kur ndërroi jetë motra, nuk e mori vesh njeri. Krahu ishte ndryshe, këmba ndryshe, ishte ftohur, vdiq pa asnjë njeri, asnjë njeri te toka. I them babait që nuk është normale që të rrish i qetë, ndiqe. Unë dua që ta dalë e drejta e motrës sime.
Eni Çobani: Pse arritëm deri te helmimi?
Heleni: Motrën e keqtrajtoni te shtëpia e burrit, e linin pa ngrënë, e linin pa veshmbathje, e mbanin kyçur në shtëpi. Shkonte burri i blinte veshmbathje. Shkonte motra te babai dhe i thotë që burri më mban mbyllur brenda.
Eni Çobani: Arsyeja pse ia bënte ky burri këtë gjë, çfarë kishte?
Heleni: Kishte lidhje me një zonjë tjetër, si֛ç më ka thënë motra.
Eni Çobani: Pra ti dyshon se bashkëshorti i motrës, duke qenë se kishte një lidhje tjetër, arriti deri në këtë pikë?
Heleni: Deri në këtë pikë, sa i bënte dhunë psikologjike, e trajtonin shumë keq.
Heleni: Unë dyshoj për vdekjen e motrës, se helmimi të mban 24 orë. Ajo ndenji 8 ditë në koma dhe u zgjua nga koma. Nuk kemi marrë asnjë letër.
Ardit Gjebrea: Cili është dyshimi yt?
Heleni: Dyshimi im është, kur ishte në koma ishte ftohur. Kur u zgjua pas 8 ditëve ish-burri im kishte shkuar në spital dhe kishte pyetur se si është gjendja. Doktori i kishte thënë që gjendja është jashtë rrezikut për jetën. Motra ime erdhi në terezi dhe vdiq në spital.
Ardit Gjebrea: Por, si vdiq?
Heleni: Djali i saj kishte mësuar kodin e reanimacionit. Ai pyeste gjithnjë infermierët se për çfarë shërbente secili aparat. Kur djali i vendoste dorën në kokë motrës sime, ajo lëvizte kokën, kur i mbante edhe burri i saj dorën, ajo hiqte dorën dhe bënte veprime që nuk i donte ata.
Ardit Gjebrea: Ti dyshon edhe për djalin?
Heleni: Dyshoj.
Ardit Gjebrea: Në momentin që motra jote keqtrajtohej në shtëpi, keqtrajtohej vetëm nga bashkëshorti apo edhe nga djali?
Heleni: Edhe nga djali.


